Ballina Top Lajm Zvicerani konvertohet në mysliman në xhaminë e Xhepçishtit

Zvicerani konvertohet në mysliman në xhaminë e Xhepçishtit

Në faqen e Xhamisë së Xhepçishtit është publikuar një njoftim për një zviceran që sot ka pranuar Islamin. Njoftimi është shoqëruar edhe me fotgrafi nga kjo ngjarje, transmeton Tetova News.

Ja njoftimi i plotë:

“Allahu ia hap zemrën për (të pranuar) Islamin atij që dëshiron ta udhëzojë, ndërsa atij që dëshiron ta lërë në humbje, (ia mbyll zemrën e) ia shtrëngon gjoksin … ” ( El-En’am-125 ).

Sot, më 16.10.2020 ( e xhuma ) në ambientet e Xhamisë së Xhepҫishtit z. Nancho ( Muhamedi ) 30 vjeçar nga Zvicra, para nëpunësve fetarë dhe xhematit deklaroi pranimin e fesë islame.
Në rrëfimin e tij potencoi edhe shkaqet e pranimit të Islamit, ku mes tjerash ishte udhëzimi i Allahut fuqiplotë, por edhe shoqërimi me disa besimtarë të ri, në mesin e të cilëve edhe Fitim Rustemi nga Xhepҫishti, me punë të përkohshme në Zvicër..

Për mirënjohje ndaj Fitimit, z. Nancho ( Muhamedi ) kishte vendosur që dëshminë e kalimit në fenë islame ta bëjë në xhaminë e fshatit të tij.
Kjo ngjarje ishte një gëzim i madh për nëpunësit fetarë dhe të gjithë xhematin,

Rasti i z. Nancho (Muhamedit) dëshmon ndikimin e një muslimani shembullor në prezantimin e drejtë dhe të duhur të islamit para tjerëve.
Në shenjë kujtimi nga Imami i Xhamisë Amir ef. Ameti në emër të këshillit të Xhamisë iu dhurua Kur’ani famëlartë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews