Ballina Aktualitet Zaev: Regjistrimi i popullsisë do të zbatohet në prill të vitit 2021

Zaev: Regjistrimi i popullsisë do të zbatohet në prill të vitit 2021

Regjistrimi i popullsisë në vend do të zbatohen në prill të vitit 2011, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Zaev tha se regjistrimi dhe rezultatet e tij “në asnjë mënyrë nuk ndikojnë në Kushtetutë, në Marrëveshjen e Ohrit apo ngjashëm”, ndërsa çdo qytetar ka përgjegjësi të dalë në regjistrim, njofton Portalb.mk.

“Regjistrimi duhet të zbatohet për shkak të zhvillimit të ekuilibruar, parametrave ekonomik, statistikave që na duhen në shtet. Ka rregulla në Eurostat dhe duhet t’i respektojmë deri në fund. Prilli 2021 është muaji për regjistrimin e popullsisë”, deklaroi Zaev në rrjetin social në Facebook.

Ai shtoi se regjistrimi është prolonguar për shkak se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe opozita kërkuan të prolongohet disa muaj për shkak të pandemisë me covid-19.

Regjistrimi i fundit i popullsisë Maqedoni u realizua në vitin 2002, ndërkaq në vitin 2011 u fillua, por nuk u realizua.

@tn.lajmelokale
@tetovanews