Ballina Sport U la jashtë ndeshjes historike, Berisha: E respektoj vendimin, të mbështesim Kosovën

U la jashtë ndeshjes historike, Berisha: E respektoj vendimin, të mbështesim Kosovën

Bernard Berisha nuk është ftuar nga Bernard Challandes për ndeshjen e 8 tetorit kundër Maqedonisë së Veriut. Gjysmëfinalja e Ligës C në Nations është e rëndësishme për Dardanët, pasi u jep mundësinë të shkojnë në Euro 2021.

Sulmuesi anësor, i cili shënoi gol kundër Greqisë dhe më pas pati polemika për mënyrën e festimit, nuk bën polemika për faktin që tekniku zviceran e ka lënë jashtë. Edhe pse e pranon se është i mërzitur, ai bën thirrje që ta gjithë ta mbështesin përfaqësuesen e Kosovës në këtë moment.

“Duke marrë parasysh se është folur shumë për çështjen time këto ditë, pata dëshirë të jap mendimin tim dhe të sqarohet gjithçka. Fillimisht unë dhe familja ime jemi të mërzitur shumë për faktin që nuk jam ftuar nga Kosova, po ashtu dua të them se e pranoj vendimin e trajnerit duke pasur parasysh se kemi një ndeshje shumë të rëndësishme.

Sfida kundër Maqedonisë së Veriut është historikë për Kosovën, ndaj ju bëj thirrje të gjithëve ta mbështesim ekipin. Djemtë që janë aty kanë nevojë për mbështetjen tuaj dhe vetëm të bashkuar mund t’ia dalim”, shprehet mes të tjerash Berisha në një video që e ka shpërndarë në rrjetet sociale. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews