Ballina Aktualitet Lajme Serbia, në alarm nga krijimi i “Shqipërisë së Madhe”: Vetëm serbët e...

Serbia, në alarm nga krijimi i “Shqipërisë së Madhe”: Vetëm serbët e bashkuar mund ta ndalin, ndryshe s’do kemi paqe

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e dy qeverive tha se porti i Durrësit do të jetë de facto i Kosovës.

Kjo ka sjellë reagimin e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili tha se kjo është përpjekje për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”.

Mediat serbe shkruajnë se Vulin ka thënë se “shqiptarët mund të bashkohen dhe mund të marrin territoret e njerëzve të tjerë, ndërsa serbët nuk mund të bashkohen as në tokën e tyre.

Kështu që përsëritet gënjeshtra se Shqipëria e Madhe është një Shqipëri e natyrshme dhe serbët e bashkuar në një shtet janë një kërcënim për paqen”.

Vulin thotë se “Shqipëria e Madhe” është lajm i “një katastrofe të madhe, prishjes dhe shkatërrimit të shteteve dhe kombeve në Ballkan”, ndersa ka bere thirrje per bashkim institucional.

“Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe” dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan”, tha ai.

Po ashtu ministri serb ka theksuar se Bashkimi Europian, “si çdoherë deri më tani, do të qëndrojë i heshtur ndaj kësaj deklarate dhe nuk do të ndërmarrë asnjë veprim”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews