Ballina Kronika Ndërron jetë djali 5-vjeçar, u shtyp nga traktori me të cilin babai...

Ndërron jetë djali 5-vjeçar, u shtyp nga traktori me të cilin babai po punonte tokën (VIDEO)

Mesohet se djali 5-vjeçar, i cili u transportua në gjendje të rëndë në spital ka ndërruar jetë. I mituri u shtyp në mënyrë aksi*dentale nga babai i tij me traktor, teksa ky i fundit ishte duke punuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Maliqit, rreth orës 17:00. Burri ka qenë duke ngarë mjetin traktor para oborrit të stallës kur ka shtypur djalin e tij.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews