Ballina Argëtim Showbiz “Muzikës shqiptare i mungon kualiteti”, Estto zbulon me kë artist do donte...

“Muzikës shqiptare i mungon kualiteti”, Estto zbulon me kë artist do donte një bashkëpunim

Estto është një ndër këngëtarët e rinj në tregun muzikor që ka fituar zemrat e shumë adhuruesve. Ai ka lancuar mbrëmjen e djeshme një cover të një prej këngëve më të pëlqyera greke “Dua të më ndjeshë”, e cila është pritur shumë mirë nga publikuar dhe ka marrë shumë komente pozitive.

Në një lidhje me Skype për ‘Friend Zone’, ai ka folur lidhur me këtë cover, gjithashtu ka zbuluar shumë të fshehta rreth vetes.

Estto ka treguar se do të donte një bashkëpunim me MC Kreshën, pasi i pëlqejnë tekstet e këngëve të tij.

“Do doja të bëja një bashkëpunim me MC Kreshën. Pasi kohët fundit po kërkojnë një tekst me kuptim dhe ai i bën”.

Më tej, ai ka thënë se tregut muzikor shqiptar po i mungon kualiteti, pasi ka shumë artistë pa kualitet.

“Tregut shqiptar për momentin po i mungon kualiteti. Nuk jam nga ata që ia drejtoj gishtin ndokujt, se unë jam edhe producent dhe s’dua ta humbas asnjë artist as si klient, as si mik”.

Sakaq, Estto ka zbuluar se do të ketë një bashkëpunim tjetër me NRG Band, pasi ia ka borxh.

“Do ketë normal një bashkëpunim me NRG band dhe ja kam borxh atyre. Ka kaluar jo shumë kohë nga kënga ‘Dashuri’, që u u pëlqye shumë nga publiku dhe u dallua zëri jonë që nuk është i njëjtë”, pëfundoi këngëtari. l.k/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews