Ballina Bota Maska me detyrim edhe në Gjermani, mjekja shqiptare zbulon gjobat e “kripura”

Maska me detyrim edhe në Gjermani, mjekja shqiptare zbulon gjobat e “kripura”

Në Shqipëri ka nisur një debat publik pas vendimit të qeverisë për të bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës edhe në ambientet e jashtme.

Pjesë e këtij debati janë bërë edhe mjekët, ndërsa për abuzuesit parashikohen gjoba nga 3000 deri në 5000 lekë.

Por si veprohet në vendet e tjera?

Në emisionin “Open”, mjekja Marsela Ceno, tha se në Gjermani, prej disa ditësh është bërë e detyrueshme mbajtja e maskës në ambientet e jashtme.

Ajo tha se edhe në Gjermani ka debat në lidhje me këtë masë, duke shtuar se në rastet kur personat nuk mbajnë maskë policia aplikon gjobat që arrijnë deri në 300 euro.

“Në Gjermani ka debate në lidhje me këtë. Gjermania ka vendosur që të jetë i detyruar përdorimi i maskës.

Gjoba në raste se një person shihet në rrugë pa maskë, në ambientet publike, ajo varion sipas rasteve, ka 250-300 euro por ka dhe gjobë që shkon 50 euro”, tha ajo.

@tn.lajmelokale
@tetovanews