Ballina Aktualitet Maqedoni e Veriut, nga 12 tetori do të udhëtohet pa test PCR...

Maqedoni e Veriut, nga 12 tetori do të udhëtohet pa test PCR në Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovinë

Nga data 12 tetor shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në gjithë shtetet e rajonit pa pasur nevojë të tregojnë test negativ për virusin korona, ky vendim është marrë sot në seancën Qeveritare të RMV-së, shkruan Portalb.mk.

Kryeministri Zoran Zaev përmes një statusi në rrjetin social “Fejsbuk” bëri të ditur se me vendimin e fundit, të gjithë shtetet do ti përmbahen parimit të reciprocitetit, në kuptimin që edhe shtetasit e shteteve përkatëse do të hyjnë në RMV pa test negativ.

“Në koordinim me të gjithë ministrat e rajonit, sot në seancën qeveritare të Maqedonisë së Veriut, morëm vendim që të lejojmë hyrjen e qytetarëve të Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës pa PCR test negative për virusin korona.

Në këto shtete, në të cilat qytetarët e tyre deri tani kanë pasur obligim që para hyrjes në shtetin tone të tregojnë pcr test negative, sipas parimit të reciprocitetit jemi marrë vesht që edhe qytetarët tone të udhëtojnë në këto shtete, pa qenë të obliguar të tregojnë test negative për virusin korona.

Ky vendim është sjellë pas sugjerimit dhe mendimit pozitiv nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sipas të cilëve deri në këtë moment nuk ka indikacione apo numër të madh të të ardhurve nga shtetet e huaja që kanë rezultuar pozitiv, me këtë nuk ka rrezik të lartë për shëndetin publik. Ky vendim do të vleje dhe hyn në fuqi me datë 12 tetor të vitit 2020” shkruan kryeministri Zaev në “Fejsbuk”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews