Ballina Sport Kumbulla shënon golin e parë dhe i jep fitoren Romës

Kumbulla shënon golin e parë dhe i jep fitoren Romës

Roma dhe Arsenali e kanë nisur me fitore garimin në Europa League, ndryshe nga se ndodhi me Napolin që u mposht në shtëpi nga AZ Alkmaar.

Skuadra nga kryeqyteti i Italisë e pa vetën në disavantazh 1-0 me Young Boys, që shënoi në fillim me penallti.

Roma reagoi në pjesën e dytë, teksa Peres vendosi baraspeshën dhe më pas ishte Marash Kumbulla ai që shënoi me kokë pas një krosimi perfekt të Mkhtyrian.

Napoli i Hysajt është “infektuar” nga AZ Alkmaar, që kishte mungesa të shumta për shkak të lojtarëve të infektuar me COVID-19. Ndeshja u vendos nga një gol i Dani de Wit në fillim të pjesës së dytë.

Sonte ka triumfuar edhe Arsenali, kundër Rapid Vienna me rezultatin 1-2. Vendasit shënuan të parët me Fountas, ndërsa “Topçinjtë” u kundërpërgjigjen me anë të David Luiz dhe Aubameyang.

Bayer Leverkusen mori një fitore tenistike kundër Nice, me shifrat 6-2. Më poshtë rezultatet e ndeshjeve të orës 18:55.

@tn.lajmelokale
@tetovanews