Ballina Aktualitet Kryeministri Hoti tregon arsyen pse e merr bukën me vete: Gjithë jeta...

Kryeministri Hoti tregon arsyen pse e merr bukën me vete: Gjithë jeta më ka shkuar…

Kryeministri kosovar Avdullah Hoti ka konfirmuar se e merr bukën me vete gjatë punës në kryeministri.

Në emnisionin “Oksigjen” ai tha se arsyeja pse e merr bukën me vet në punë është sepse jeta e tij i ka shkuar si student.

“Po e marrë bukën me vete. Ndoshta sepse krejt jeta më ka shkuar si student disi”, është shprehur Hoti.

Zëvendësi i tij Driton Selmanaj ditë më parë tha se kryeministri i Kosovës nuk e harxhon buxhetin e Kosovës, madje ai edhe bukën e merr nga shtëpia.

“Na e kemi nje kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia. Kryesisht merr sandviqa me bukë të zezë dhe e han në zyre. Bile nganjëherë më thotë zëvendës a po do ti?”, tha disa ditë më parë Selmanaj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews