Ballina Top Lajm Këngëtari shqiptar shërohet nga Covid-19

Këngëtari shqiptar shërohet nga Covid-19

Pak ditë më parë, këngëtari shqiptar Valton Krasniqi njoftoi se ishte infektuar me koronavirus. Ai ndau me ndjekësit një foto në rrjete sociale, ku shkruante se nuk kishte besuar kurrë në ekzistencën e virusit, derisa e provoi tek vetja e tij.

Ndërkohë, së fundmi artisti ka treguar se ka arritur ta fitojnë betejën me Covid-19 dhe se është shumë më mirë, por jo aq lehtë sa e kishte menduar, ndërsa shpreh falenderimet për të gjithë ata që e kanë mbështetur me mesazhe inkurajuese.

“Përfundimisht u konfirmua se tashmë, covid-19, e kam mposhtë jam shumë ma mirë se qysh isha, jo aq lehtë sa e mendoja por megjithatë ia arrita. Ju falenderoj nga zemra të gjithëve për mesazhe qe me keni dërguar dhe më keni dhënë forcë.

Falenderoj Zotin dhe mjekët dhe stafin e Klinikës infektive për kujdesin madh ndaj meje dhe përkushtimin për luftimin e virusit. Uroj shërim të plotë për të gjithë të infektuarit, me dëshirat më të mira të mos ketë të infektuar më.”, ka shkruar këngëtari. xh.d/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews