Ballina Bota Kandidat për president të SHBA, Kanye West prezanton platformën politike: Ja si...

Kandidat për president të SHBA, Kanye West prezanton platformën politike: Ja si do të ndryshoj jetën e amerikanëve

Kanye West ka zyrtarizuar kandidimin e tij për president të SHBA. Nëpërmjet një videoje 43-vjeçari ka prezantuar platformën politike ndërsa e vuri theksin tek feja dhe besimi. I njohur për çrregullimin bipolar, West shënoi kështu përpjekjen e parë serioze për tu përfshirë në garën presidenciale. Shanset e tij për të fituar janë tepër të vogla.

Reperi Kanye West ka çelur zyrtarisht fushatën për t’u zgjedhur president i SHBA. 43-vjeçari, nëpërmjet një videoje ka prezantuar platformën e tij me dhjetë pika, që përfshin reform në polici, në sistemin e drejtësisë dhe në arsim.

Kandidimi i tij për Shtëpinë e Bardhë u njoftua me deklarata të çrregullta në mediat sociale në muajin korrik.

“Duke u kthyer te besimi, ne do të bëhëmi kombi dhe njerëzit që Zoti kërkon të jemi”, u shpreh muzikanti teksa u kërkoi mbështetësve të votonin për të.

West është në votimin zyrtar në një pjesë të vogël të shteteve të SHBA, sipas mediave amerikane, por nuk ka asnjë shans matematikor për të fituar. Disa analistë politikë besojnë se kandidimi i tij mund të largojë elektoratin gri nga Demokrati Joe Biden.

Kjo video është në fakt përpjeka e parë serioze e tij si kandidat për president, sidomos pas shqetësimeve në rritje për shëndetin e tij mendor.

Ishte vetë West që pranoi në 2018 se vuante nga çrregullimi bipolar.

Deri më tani, mësohet se ai ka shpenzuar rreth 5.8 milion dollarë për fushatën dhe  pjesa më e madhe e financimit vjen nga një hua.

@tn.lajmelokale
@tetovanews