Ballina Shëndeti Eksperti i Shëndetit Publik shpjegon arsyet: Ja përse maskat duhen mbajtur në...

Eksperti i Shëndetit Publik shpjegon arsyet: Ja përse maskat duhen mbajtur në të gjitha ambientet

Eksperti i Shëndetit Publik dr. Alban Yllin ka shpjeguar disa arsye pse maska është e nevojshme në mbrojtjen kundër Covid-19. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila ka shpërndarë një video të Alban Yllit, ku ky i fundit shpjegon se:

“Tre arsyet e kryesore lidhur me rekomandimet për përdorimin e maskave.

Në javët e para të pandemisë ka pasur një shqetësim nga OBSH lidhur me humbjen e mundshme të stokut të maskave të cilat në atë kohë ishte për të mbrojtur mjekët dhe infermierit.

Ka evoluar edhe njohuria që ne kemi lidhje me maskat. Gjithmonë e më tepër ne dimë mbi efikasitetin e tyre.

Të mos harrojmë që qasja kryesore për frenimin e pandemisë në pranverë ishte izolimi social, shtetrrethimi dhe maskat ishin mjet i dorës së dytë në atë kohë.

Për momentin duket se janë duke ushtruar  mjetin kryesor, së pari për lehtësimin e përdorimit të tyre dhe së dyti për kostot e ulëta sociale. Padyshim që nuk mjeti i vetëm, por janë mjeti më i lirë dhe më i thjeshtë më i thjeshtë në përdorim”, përfundon Ylli.

@tn.lajmelokale
@tetovanews