Ballina Bota Azerbajxhani shkatërron edhe dhjetë tanke të Armenisë

Azerbajxhani shkatërron edhe dhjetë tanke të Armenisë

Sipas një deklarate zyrtare, ushtria e Azerbajxhanit i ka shkatërruar dhjetë tanke të Armenisë gjatë operacioneve ushtarake në rajonin e kontestuar, Nagorno-Karabak.

Në bazë të të dhënave më të reja, që nga fillimi i përleshjeve më 27 shtator, ushtrisë armene i janë shkatërruar 260 tanke dhe automjete të blinduara, 277 sisteme raketore dhe artilerike, 60 sisteme të mbrojtjes ajrore, një sistem të mbrojtjes ajrore me raketa me rreze të gjatë, S-300, 11 pika të kontrollit dhe vëzhgimit, tetë depo armatimi dhe 180 kamionë e automjete tjera ushtarake.

@tn.lajmelokale
@tetovanews