Ballina Bota Anija turke i afrohet Greqisë, Erdogan: Po shkojmë drejt qëllimeve tona

Anija turke i afrohet Greqisë, Erdogan: Po shkojmë drejt qëllimeve tona

Turqia i hedh akoma më shumë “benzinë zja*rrit” të provo*kimeve me Greqinë për kufirin detar. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sot fillimisht e “pagëzoi” si ar*mik këdo që përpiqet të lëvizë kundër Turqisë.

“Kushdo që me fjalë, vepra dhe qëndrim përpiqet të ndajë kombin tonë, të ndajë vendin tonë dhe të rrëzojë shtetin tonë, të dijë se ai është ar*miku më i madh i të gjithë neve“, tha ai, duke shtuar se ai ka shkatë*rruar lojërat e të gjithëve në rajon dhe tani po lëviz në përputhje me qëllimet e Ankarasë dhe jo në drejtimin që fuqitë e tjera dëshirojnë.

“Një nga një i anulojmë këto skenarë dhe lojërat e tyre. Ne i kemi shkatë*rruar në Irak, në Siri, në Mesdhe, në Detin e Zi. Tani ky vend po lëviz në përputhje me qëllimet e tij dhe jo në drejtimin që të tjerët e shtyjnë atë” tha ai.

Referuar konf*liktit Azerbajxhan-Armeni, ai tha se Turqia do të jetë e pranishme atje ku ka shty*pje, shtrembërime dhe mohim të të drejtave.

“Çfarë na thonë ata?” Çfarë pune keni atje? Ne, ku ka shty*pje, jemi atje. Ku ka oku*pim, a nuk do t’i shpëtojmë vëllezërit tanë nga ky oku*pim? Apo nuk do të sigurojmë sigurinë e kufijve tanë? Pse disa njerëz aca*rohen? Ne jemi atje dhe do të jemi.

Ne jemi ata që kemi vu*ajtur, ne jemi ata që kemi derdhur gj*ak, ne jemi ata që kemi humbur fëm*ijë, por fituesit janë të tjerët. Si mund të tolerojmë diçka kaq të shtrembëruar?” vijoi më tej ai.

Ndërkohë që po ditën e sotme anija turke “Oruc Reis” lundroi vetëm 18 milje detare larg në juglindje të Kastelorizo, asnjëherë më afër se kaq më parë, që nga nisja e tensi*oneve me Greqinë./ db/Abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews