Ballina Bota ANALIZA: Ç’do të ndodhë me zgjedhjet në SHBA pas infektimit të Trump

ANALIZA: Ç’do të ndodhë me zgjedhjet në SHBA pas infektimit të Trump

Lajmi se presidenti Donald Trump dhe gruaja e tij, Melania janë infektuar me Covid-19 ka tronditur jo vetëm Shtetet e Bashkuara por mbarë botën. Ai ka të ngjarë të zhysë garën Presidenciale në një gjendje pasigurie e rëndë, nëse jo në kaos. Pandemia e koronavirusit ka vrarë më shumë se dyqind mijë amerikanë, duke bërë që shumë qytetarë të jenë të pakënaqur me qasjen e Administratës Trump ndaj pandemisë.

Të Premten, në orën 12:54 të mëngjesit Trump shkroi në Twitter se ai dhe bashkëshortja e tij kishin rezultuar pozitiv. “Ne do të hymë në karantinës menjëherë. Ne do ta kalojmë këtë së bashku!”, deklaroi Trump.

Është e vështirë të mbivlerësohet saktësisht se çfarë ndikmi do të ketë ky zhvillim tronditës vetëm 32 ditë para zgjedhjeve në SHBA. Presidenti kishte planifikuar dhjetëra tubimet presidenciale në ambiente të hapura dhe të mbyllura. Debati i ardhshëm presidencial, i cili do të duhet të mbahet brenda dy javësh, është vënë në diskutim.

Mesazhi i përsëritur nga presidenti, se Amerika po triumfon ndaj pandemisë është dëmtuar nga vetë sëmundja e tij. Vetëm dy ditë më parë, gjatë debatit të parë, Trump kritikoi kundërshtarin demokrat Joe Biden për mbajtjen e vazhdueshme të maskës dhe mos mbajtjen e tubimeve madhështore.

Tani, Shtëpia e Bardhë do të duhet të përgjigjen se sa zyrtarë të tjerë në Shtëpinë e Bardhë dhe nivelet më të larta të qeverisë amerikane mund të jenë ekspozuar.

Gjatë kohërave të trazirave kombëtare, publiku amerikan tenton të mblidhet në mbështetje të presidentit. Sidoqoftë kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për ta izoluar atë nga pyetjet që vijojnë.

“Zëvendës presidenti Mike Pence dhe gruaja e tij u testuan të premten në mëngjes dhe rezultatet ishin negative”, shkroi sekretari i shtypit i Pence Devin O’Malley në Tëitter.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien, një numër agjentësh të Shërbimit Sekret, një pilot i Marine One dhe një punonjës i kafeterisë së Shtëpisë së Bardhë gjithashtu kanë rezultuar pozitivë.

Mjeku i presidentit Sean Conley, lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se Trump dhe Zonja e Parë ishin të dy në gjendje të mirë shëndetësore. Trump thuhet se ishte i ngjirur gjatë ditës të enjten, por këshilltarët e tij thonë se kjo u shkaktua nga tubimet e shumta të mbajtura javët e fundit.

Që nga fillimi i pandemisë, Trump ka mohuar ose zvogëluar seriozitetin e pandemisë, nga shpërthimi i saj fillestar në Kinë deri në përhapjen e saj në Evropë dhe më gjerë. Në intervista televizive, Trump pranoi se ai e kuptonte mirë nga këshilltarët se sa vdekjeprurës dhe sa përhapës mund të ishte virusi, por në deklaratat publike ai minimizoi rrezikun për të mos alarmuar publikun.

Covid-19 ka rezultuar veçanërisht vdekjeprurëse për njerëzit e moshuar, veçanërisht ata që janë mbi peshë dhe kanë sëmundje ekzistuese. Trump është shtatëdhjetë e katër vjeç dhe mbipeshë. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tetë nga dhjetë viktima të lidhura me koronavirusin Shtetet e Bashkuara kanë qenë mbi gjashtëdhjetë e pesë vjeç.

Mjekët e Trump thonë se ai është përgjithësisht i shëndetshëm, megjithëse, më 16 nëntor të vitit 2019, Trump u dërgua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Ëalter Reed dhe Zëvendës-Presidenti Mike Pence thuhet se u vendos në gatishmëri. Arsyet për këtë vizitë në spital mbeten të paqarta.

Një javë pasi Donald Trump u tha amerikanëve të mos shqetësoheshin për Covid-19 sepse “nuk prek askënd praktikisht” përveç të moshuarve dhe atyre me gjendje zemre, vetë presidenti ka dalë pozitiv për virusin.(gazetaSI)

@tn.lajmelokale
@tetovanews