Ballina Aktualitet Trump nënshkruan marrëveshjen bashkë me Hotin e Vuçiqin (VIDEO)

Trump nënshkruan marrëveshjen bashkë me Hotin e Vuçiqin (VIDEO)

Me ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, raporton Gazeta Express.

Tashmë janë publikuar fotografi nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjeve, ku shihet presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuciq.

Gazeta Express dhe T7 ka raportuar se marrëveshjet janë nënshkruar në mes të SHBA’së dhe të dyja shteteve si marrëveshje të veçanta.

Deri më tani nuk është bërë e ditur përmbajtja e marrëveshjeve, mirëpo, karakteri i tyre është ekonomik.

Siç ka raportuar Gazeta, bëhet fjalë për marrëveshje që shkojnë në investime deri në 13 miliardë euro për Kosovën dhe Serbinë.

Kosova dhe Serbia nënshkruajnë dokument në Shtëpinë e Bardhë

LIVE- Presidenti Donald Trump pret në Shtëpinë e Bardhë, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë, kryeministrin Avdullah Hoti dhe presidentin Aleksandar Vuçiç

Posted by VOA – Zëri i Amerikës on Friday, September 4, 2020