Ballina Top Lajm Trump: Çdo muaj do të prodhohen 100 milionë doza, deri në prill...

Trump: Çdo muaj do të prodhohen 100 milionë doza, deri në prill do kemi vaksina të mjaftueshme për çdo amerikan

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi se pret që vendi deri në prill të ketë mjaftushëm vaksina kundër Covid-19.

 Duke folur në një koferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, Trump theksoi se ata po bëjnë një përparim të shpejtë në zhvillimin e vaksinës kundër Covid-19.

“Vaksina e aprovuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave do të jetë e gatshme për shpërndarje brenda 24 orësh.

Ushtria jonë do të shpërndajë një numër të madh vaksinash ku është e nevojshme.

Para fundit të këtij viti, ne do të kemi të paktën 100 milionë doza të vaksinës, mbase më shumë.

Çdo muaj do të prodhohen 100 milionë doza dhe ne presim që të kemi vaksina të mjaftueshme për çdo amerikan deri në prill”, tha Trump.