Ballina Bota Rritja e rasteve me COVID, Merkel: Në dimër mund të kemi më...

Rritja e rasteve me COVID, Merkel: Në dimër mund të kemi më shumë se 19 mijë të infektuar në ditë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në një konferencë për mediat ka paralajmëruar rritje të numrit të rasteve ditore me Covid.

Merkel është shprehur se pritet që gjatë muajve të vjeshtës të ketë një shpërthim të rasteve të reja me Covid në 24 orë.

Pas një takimi me guvernatorët e Gjermanisë, Merkel njoftoi se tubimet në vendet publike do të ishin të kufizuara dhe nuk do lejoheshin më shumë se 50 persona, në vendet që numri i infeksioneve është i lartë.

“Ne e dimë se po vjen një kohë më e vështirë, vjeshta dhe dimri”, tha Merkel, ndërsa shtëpi se mos zbatimi i kufizimeve përfshinë gjoba prej të paktën 50 euro.

Gjithashtu kancelarja ka paralajmëruar se nëse rritja e rasteve nuknjeh rënie Gjermania do të ketë 19,200 infeksione të reja në ditë, gjatë muajve të dimrit.

“Kjo kërkon urgjencën për të vepruar”, shtoi Merkel.e.su./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews