Ballina Bota Mbreti i Bahreinit mbron njohjen e Izraelit: Akt fisnik, ja si e...

Mbreti i Bahreinit mbron njohjen e Izraelit: Akt fisnik, ja si e ndihmon Palestinën

Sundimtari i Bahreinit tha se marrëveshja e kësaj mbretërie me Izraelin duhet të çojë në përpjekje më të mëdha dhe në fund të mosmarrëveshjes palestinezo-izraelite përmes një zgjidhjeje me dy shtete.

Duke ju drejtuar sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB të enjten, mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa i Bahreinit bëri thirrje për “përpjekje të intensifikuara për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes palestinezo-izraelite në përputhje me një zgjidhje me dy shtete … e cila do të çonte në krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e tij në bazë të rezolutave mbi legjitimitetin ndërkombëtar dhe Nismës Arabe të Paqes”.

Mbreti Hamad gjithashtu tha se lidhjet me Izraelin ishin “mesazhe të fisnikëruara” për paqen.

“Njoftimi i vendosjes së lidhjeve me Izraelin është një mesazh i rafinuar që thekson se si duart tona janë zgjatur për një paqe të drejtë dhe gjithëpërfshirëse,” vuri në dukje ai.

Hamad po fliste një ditë pasi një delegacion zyrtar izraelit erdhi në vizitën e tij të parë diplomatike në Bahrein që nga nënshkrimi i një marrëveshje mbi normalizimin e të dy vendeve.

Kritika nga palestinezët

Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan marrëveshje normalizimi me Izraelin në 15 shtator në Shtëpinë e Bardhë, si pjesë e përpjekjeve diplomatike të Presidentit Trump për të fituar një mandat të ri në zgjedhjet e ardhshme.

Udhëheqësit palestinezë, megjithatë, i kanë kritikuar marrëveshjet si një tradhti ndaj luftës palestineze.

Në javët e fundit dhe pas marrëveshjes UAE-Bahrain me Izraelin, disa zyrtarë izraelitë dhe amerikanë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe përfaqësuesin e SHBA në Izrael David Friedman, kanë konfirmuar se plani i Izraelit për të aneksuar territoret palestineze të Bregut Perëndimor vetëm është vonuar, jo anuluar.

Hamad vlerësoi gjithashtu përpjekjet e SHBA për të arritur “paqen dhe stabilitetin” përmes ndërmjetësimit në marrëveshjet me Izraelin, duke thënë se ata po dërgonin një “mesazh të civilizuar si garancia më e mirë për të ardhmen e të gjithë njerëzve në rajon”.

Në Bahrein, grupet civile kanë kritikuar normalizimin me Izraelin, duke thënë se njohja duhet të vijë vetëm pasi palestinezët të fitojnë një shtet të pavarur.

@tn.lajmelokale
@tetovanews