Ballina Shëndeti Infektimi, simptomat dhe përhapja: Kjo është arsyeja pse hepatiti C është i...

Infektimi, simptomat dhe përhapja: Kjo është arsyeja pse hepatiti C është i frikshëm

Një sondazhi kryer së fundmi nga mjekët e departamentit të Gastroenterologjisë të spitalit “Ospedale dell’Angelo” në Itali tregon se familjarët e të prekurve nga hepatiti C ishin të frikësuar për këtë sëmundje.

Ky virus është një nga shkaqet kryesore të transpanteve dhe zhvillimit të sëmundjeve kronike si hepatiti, ciroza dhe hepatokarcinoma.

Hepatit C është një sëmundje infektive të shkaktuar nga një virus ARN i cili, duke sulmuar qelizat e mëlçisë, i dëmton ato. Ndër gjashtë llojet e viruseve të implikuara në fillimin e çrregullimit (A, B, D, E, G), HCV është padyshim më e rrezikshmja, si për ashpërsinë e pasojave të tij, ashtu edhe për faktin se nuk eziston një vaksinë. Sidoqoftë, sipas të dhënave shumë pacientë të prekur nga hepati C akut shërohen plotësisht.

Çdokush mund të marrë infeksionin, por individët që rrezikojnë më shumë janë ata të varur nga droga dhe ata që marin një transfuzion gjaku ose kryejnë transplanr organi duke mos kryer një analizë gjaku paraprakisht.

Virusi i hepatitit C transmetohet kryesisht përmes gjakut të një personi të infektuar. Ky lloj infektimi mund të favorizohet nga ndarja e gjilpërave dhe shiringave për marrjen e ilaçeve intravenoze.

Më pak të shpeshta, edhe nëse është e mundur, janë raste të infeksionit nga mjete mjekësore ose estetike që nuk janë sterilizuar siç duhet, për shkak të përdorimit të përbashkët të briskave, furçave të dhëmbëve, gërshërëve dhe nga marrëdhëniet seksuale të pambrojtura.

Në rastin e fundit,më të rezikuarit nga ky hepatit janë homoseksualët, veçanërisht nëse ata janë HIV-pozitivë. Mjekët bëjnë me dije se hepatiti C, i cili nuk merret përmes ushqimit dhe pijeve të ndotura, mund të transmetohet edhe nga një nënë e infektuar tek fëmija i saj gjatë shtatëzënësisë ose lindjes.

Periudha e inkubacionit të sëmundjes është 5-10 javë, me një interval që varion nga 2 javë në 6 muaj. Në fillim ky virus nuk shfaq simptoma, më pas ka simptoma qe mund të ngatërrojen me çrregullime të tjera, si dobësi, lodhje e lehtë fizike, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, ethe, probleme me zorrët, të përziera, mungesë oreksi, intolerancë ndaj alkoolit dhe ushqimeve të yndyrshme.

Pasoja më e keqe është kronizimi i infeksionit me evolucionin e tij, pas 15-30 vjetësh, në cirrozë të mëlçisë. Në këtë rast shenjat klinike bëhen më të theksuara: verdhëz, të vjella, të përziera, kruarje në pjesë të ndryshme të trupit, ethe e lehtë dhe dhimbje barku.

Përveç shkaktimit të dëmtimit të madh mëlçisë, cirroza mund të çojë edhe në zhvillimin e hepatokarcinoma, një nga llojet më të zakonshme të kancerit në mëlçi tek të rriturit. (Il Giornale, gazeta “Si”)

@tn.lajmelokale
@tetovanews