Ballina Kronika Fjolla Morina rrezikon 20 vite burg! Këngëtarja akuzohet për trafik armësh

Fjolla Morina rrezikon 20 vite burg! Këngëtarja akuzohet për trafik armësh

Fjolla Morina, këngëtarja që sot u vu në pranga rrezikon të dalë 54 vjeçe nga burgu. Sipas kodit penal për trafikimi të armëve të zjarrit, si në rastin e Morinës, që u kap me dy të tilla, rrezikon nga 10 deri në 20 vite burg.

Kjo, pasi kjo vepër penale është e kryer në bashkëpunim, pikërisht si në rastin e këngëtares, e cila u kap bashkë me djem, nga 29 vjeç secili.

Ylli i showbizit që reklamonte pa frikë dhe plot krenari jetën luksoze në rrjetet sociale, rrezikon të kalojë 20 vite brenda në burg. Në bazë të sjelljes së këngëtares, varet e gjithë rrjedhshmëria e ngjarjes.

Fjolla Morina u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e saj u gjet një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë. Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe dy personat e tjerë që ishin në mjetin “Audi Q7” me Morinën.

Ata janë: F.M., dhe F.S., nga 29 vjeç secili, përkatësisht banues në Kosovë e Belgjikë. Nuk dihet nëse pasi të marrë ndihmën mjekësore, Fjolla Morina do të kthehet sërish në qeli.