Ballina Aktualitet Filipçe: Nëse përmirësohet gjendja me Covid-19, nxënësit gradualisht do të kthehen në...

Filipçe: Nëse përmirësohet gjendja me Covid-19, nxënësit gradualisht do të kthehen në shkollë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në paraqitjen e tij në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat sqaroi se kufizimi i numrit të nxënësve në shkolla, gjegjësisht ndjekja e orëve me prezencë fizike vetëm në klasa të paraleleve nga klasa e parë deri në të tretën bëhet për t’u mbrojtur sistemi shëndetësor nga mbingarkimi i spitaleve, në rast të rritjes së madhe të numrit të pacientëve me grip sezonal dhe Covid-19 në muajt e ardhshëm.

“Nëse pasqyra epidemike është e mirë, në fillim të nëntorit do të japim leje që ndonjë grup tjetër i fëmijëve të jetë i pranishëm fizikisht. Klasa e katërt, e pestë, e gjashtë …, ndoshta viti i parë i shkollës së mesme … Ne duam të shohim se çfarë efekti do të ketë ndaj pasqyrës epidemike në shtator, në fund, pastaj në tetor, që të dimë çfarë rekomandimesh duhet të japim për dy muajt e fundit të vitit”, tha Filipçe.

@tn.lajmelokale
@tetovanews