Ballina Bota “Erë lufte”, Armenia rrëzon dy helikopterë të Azerbajxhanit

“Erë lufte”, Armenia rrëzon dy helikopterë të Azerbajxhanit

Autoritetet armene njoftojnë se ushtria e vendit fqinj të Azerbajxhani sulmoi disa vendbanime të civilëve në rajonin e Nagorno-Karabakh dhe për këtë arsye i bëri thirrje popullsisë së kësaj zonë të qëndrojë në vendstrehime. Mediat raportojnë për disa viktima, por ende nuk ka të dhëna zyrtare.

Ministria e Mbrojtjes në Armeni bën me dije se u kundërpërgjigj dhe rrëzoi dy helikopterë dhe 3 dronë të Azerbajxhanit gjatë sulmit që përfshiu dhe kryeqendrën rajonale të Stepanakert.

“Përgjigjja jonë do të jetë propocionale dhe përgjegjësia për situatën bie plotësisht mbi lidershipin azer”, shkruhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Nga ana tjetër autoritetet azere bëjnë me dije se nisën një operacion ushtarak përgjatë “linjës së kontaktit”, një rrip toke të minuar, që ndan forcat e mbështetura nga Armenia nga trupa e Azerbajxhanit.

Ministria e Mbrojtjes konfirmon rrëzimin e një helikopteri dhe shton se ekuipazhi arriti të mbijetonte.

Dy ish vendet sovjetike prej kohësh janë në konflikt në lidhje me shkëputjen e rajonit me shumicë etnike të Nagorno-Karabakh nga Azerbajxhani. Muajt e fundit janë përshkallëzuar dhe përplasjet në kufi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews