Ballina Bota Erdogan-Macronit: Mos u ngatërro me Turqinë. Ti s’e di historinë e Francës,...

Erdogan-Macronit: Mos u ngatërro me Turqinë. Ti s’e di historinë e Francës, s’na mban dot leksion mbi humanizmin

Duke kujtuar masakrat e Francës në Algjeri dhe Ruandë, presidenti turk tha se presidenti francez ‘nuk mund të na japë leksione për njerëzimin’.

Vërejtjet e Erdoganit erdhën në një simpozium të mbajtur në kryeqytetin e vendit, Ankara.

Në një referim të drejtpërdrejtë ndaj presidentit Emmanuel Macron, Erdogan tha: “Ju nuk keni njohuri të historisë. Ju nuk e dini historinë e Francës. 

Ju nuk mund të na mbani leksione mbi njerëzimin” – shtoi ai, duke kujtuar masakrat në Algjeri ku u vranë rreth 1 milion njerëz dhe në Ruandë ku 800,000 njerëz u vranë.

“Mos u ngatërroni me Turqinë dhe popullin turk.” – shtoi Erdogan.

Më herët të enjten, përpara një samiti të vendeve anëtare të BE-së jugore, Macron tha: “Ne duhet të jemi të ashpër me qeverinë turke dhe jo me popullin turk, i cili meriton më shumë se qeveria Erdogan.”

@tn.lajmelokale
@tetovanews