Ballina Kronika Detaje të tjera shokuese nga Pogradeci: Vajza u lidh gjithe natën në...

Detaje të tjera shokuese nga Pogradeci: Vajza u lidh gjithe natën në ballkon, përdhunimi në dhomën bashkëshortore

Vijojnë të zbulohen të tjera detaje shokuese për abuzimin seksual për më shumë se një muaj të 13 vjeçares nga fqinji i saj Blerim Bizgjoni në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Gazetari i Ora News ne Korçe, Artin Halili raporton se ditën e 30 korrikut vajza është përdhunuar dhe është mbajtur gjithë natën në ballkon e lidhur nga autori me kërcënimin se do ta hidhte nga ballkoni.

Në datën 1 gusht ka ikur në banesën e saj por nuk ka tregur asgjë. Më pas 46 vjeçari e ka kërcënuar sërish duke e detyruar që ta kthente sërish në banesën e tij.

E ka përdhunuar dhe rrahur edhe në datën 1 gusht.

E shoqja e Blerimit nuk mund të fliste rreth ngjarjes pasi si pasojë e një aksidenti nuk mund të fliste.

Nga data 1 gusht deri në ditën e dënoncimit vajza është mbajtur në banesë nën presion dhe autori i thoshte të ngrihej natën pa bërë zhurmë dhe ti shkonte në dhomë.

Ai e kishte kërcënuar të mos tregonte sepse do ti vriste babain dhe se kishte shokë në polici.
Tronditës është fakti se 13 vjecarja ka thënë se ditën kur vajti në shtëpinë e Blerim Bizgjonit ai largoi që aty një tjetër vajzë, cka ka ngritur të tjera dyshime për prokurorinë ndaj ka thelluar hetimet.

I gjithe tmerri qe ka perjetuar vajza u mbyll dje kur e mitura ka takuar nje polic dhe ka bere denoncimin. 46 vjecari eshte arrestuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews