Ballina Bota Berlini bën të detyrueshëm përdorimin e maskave në protesta

Berlini bën të detyrueshëm përdorimin e maskave në protesta

Personat që dëshirojnë të marrin pjesë në protesta me më shumë se 100 pjesëmarrës, në Berlin, do të duhet të mbajnë një maskë, sipas një vendimi të marrë sot nga qeveria e qytetit, pas mosmarrëveshjes midis autoriteteve lokale dhe protestuesve kundër masave të COVID-19.

“Përjashtime do të bëhen për procesionet e automjeteve dhe biçikletave”, thanë burimet nga mbledhja e qeverisë.

Deri më tani, në kryeqytetin gjerman maskat kanë qenë të detyrueshme vetëm në transportin publik dhe në dyqane, si edhe për nxënësit në mjediset e shkollës, gjatë mësimeve.

Të shtunën, mijëra njerëz u mblodhën në Berlin për të demonstruar kundër masave të higjienës në vend për frenimin e virusit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews