Ballina Shëndeti ANALIZA: Si po e shmang Italia valën e dytë?

ANALIZA: Si po e shmang Italia valën e dytë?

Italia ishte një simbol i valës së parë të pandemisë. Ishte vendi i parë në botë që hyri në karantinë, pasi spitalet e vendit fqinj, veçanërisht në qytete të tilla si Bergamo dhe Kremona u përballën me një kolaps të plotë.

Ndërsa frika nga një valë e dytë po mbërthen dita-ditës Europën, Italia duket se po e përballon pandeminë shumë më mirë se vendet e tjera si Franca, Spanja apo Britania e Madhe. Gjatë dy javëve të fundit, Italia regjistroi pak më pak se 35 raste për 100,000 banorë, krahasuar me gati 315 në Spanjë, pothuajse 200 në Francë dhe 76.5 në Mbretërinë e Bashkuar. Numri i vdekjeve ishte 0.3 për 100,000, një e treta e francezëve dhe gati një e dhjeta e Spanjës. Të dhënat nga Italisë janë tanimë të ngjashme me ato të Gjermanisë, e cila është vlerësuar si një modeli më i mirë në menaxhimin e pandemisë.

Deri më tani, Italia ka qenë në gjendje të shmangë kufizimet e reja të vendosura në pjesë të tjera të Europës. Britania e Madhe ka njoftuar se restorantet dhe pub-et do të mbyllen në orën 10:00. dhe se do të ketë gjoba prej 200 paundësh për ata që nuk mbajnë maska ​​siç kërkohet. Në Francë, Parisi ka vendosur të njëjtën gjë, duke mbyllur pas orës 10:00 restorantet dhe palestrat. Në Itali, jeta shoqërore vazhdon relativisht e papenguar, edhe pse qeveria i detyroi klubet e natës të mbyllen përsëri pas një vargu rastesh të reja në verë, veçanërisht në ishullin e Sardenjës.

Atëherë, çfarë po funksionon në qasjen e Italisë? Është e vështirë të përcaktohet saktësisht se cilët faktorë përmirësojnë aftësinë e një vendi për të kontrolluar shpërthimin e pandemisë. Në pranverë, u duk se futja në një karatinë të rreptë herët, siç bëri Greqi,  ishte një recetë e shkëlqyer. E megjithatë, rënia e mprehtë e rasteve në Suedi, pasi vendi shmangu karantinën dhe masat e tjera drakoniane të marra, ka ngritur dyshime se çfarë ka qënë efektive në frenimin e pandemisë. Qeveria italiane nuk duket se ka marrë ndonjë masë rrënjësisht të ndryshme nga pjesa tjetër e kontinentit.

Por dy gjëra mund të ndihmojnë në shmangien e një vale të dytë. E para është efektiviteti i sistemi gjurmues në identifikimin dhe izolimin e kontakteve të atyre që janë pozitivë. Italia teston rreth 100,000 njerëz në ditë, e cila nuk është një shifër shumë e lartë për standardet europiane. Por vetëm rreth 2% e këtyre testeve rezultojnë pozitive, një shifër e ulët krahasuar me vendet e tjera në Europë.

Kjo përhapje e ngadaltë mund të shpjegohet edhe nga një faktor i dytë: Italianët duket se janë mjaft të mirë për të mbajtur maska ​​dhe për të ruajtur distancën shoqërore. Mjekët janë gjithashtu të bindur se janë specializuar në trajtimin e Covid-19, megjithëse kjo ndihmon vetëm në shpjegimin e shkallës së ulët të vdekshmërisë, jo në numrin e kufizuar të rasteve.

Deri më tani, asnjë nga këto shpjegime nuk është i përsosur dhe është e rëndësishme të mos nënvlerësojmë sistemin e mirë shëndetësor në Veri të Italisë. Sistemi i kujdesit shëndetësor të vendit fqinj tradicionalisht është renditur lart në raportëet ndërkombëtare, por megjithatë ai nuk arriti të përmbajë fazën e parë të pandemisë.

Ka gjithashtu prova që italianët respektuan gjerësisht kërkesën për të mbajtur maska ​​në pranverë, edhe pse u deshën javë para se numri i vdekjeve dhe rasteve të ulej. Ose ndoshta plotësisht e mundur që Italia po përjeton një valë të dytë të vonuar, krahasuar me Francën dhe Spanjën. Mbretëria e Bashkuar pësoi shpërthimin e saj të parë shumë më vonë se Italia ose Spanja, por përfundoi me një kosto njerëzore po aq të lartë.

Kështu që Roma duhet të qëndrojë në gatishmëri të plotë. Mjafton një hap i gabuar që epidemia të dalë jashtë kontrollit. Tani për tani, megjithatë, qytetarët e Italisë mund të jenë krenarë për sistemin e tyre të kujdesit shëndetësor dhe për veten e tyre. Bloomberg-Gazeta Si