Ballina Kronika Akuzohet se abuzoi me të miturën, pogradecari në lot para gjykatës: S’e...

Akuzohet se abuzoi me të miturën, pogradecari në lot para gjykatës: S’e kam bërë atë veprim, mëshirë!

Abcnews.al zbardh dëshminë e Blerim Bizgjonit ditën e sotme para gjykatës së Pogradecit, ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg 40 ditë. Ai akuzohet për abuzim seksual me një të mitur, fqinjen e tij në fshatin Vërdova të Pogradecit.

Gazetarja e Abc News, Lediona Xheladinaj mëson se 46-vjeçari ka shpërthyer në lot para gjyqtarit duke e mohuar akuzën, që është ngritur kundër tij, ndërsa ka kërkuar mëshirë.

“Nuk e kam bërë atë veprim! Kini mëshirë” është shprehur ai. Megjithatë gjykata vendosi masën e sigurisë 40 ditë burg.

46-vjeçari Blerim Bizgjoni nga Pogradeci sot doli para gjykatës me kokën ulur. Ishte 13-vjeçarja e cila e denoncoi vetë në polici fqinjin me akuzën e përdhunimit prej muajit korrik.

Vajza qëndronte në shtëpinë e abuzuesit për shkak se ishte shoqe me vajzën e këtij të fundit, por edhe prej pamundësisë ekonomike të familjes së saj. Bizgjoni u kishte thënë prindërve të vajzës se do të kujdesej për të miturën si të ishte vajza e tij, ndërkohë që nga ana tjetër e përdhunoi. / db/Abcnews.al