Ballina Bota 10 muaj “luftë” kundër koronavirusit, si ra dhe u ringrit Wuhani?

10 muaj “luftë” kundër koronavirusit, si ra dhe u ringrit Wuhani?

Nga Denisa Pasholli

Më 2 shkurt të këtij viti, Kina nisi të zbatojë politikën e sigurimit të testit për këdo që dyshohej si i prekur nga Covid-19, izolimit, hospitalizimit apo trajtimit. Nëse të gjithë do të duhej të akomodoheshin në spital, 2 spitale do të duhej të ndërtoheshin brenda pak ditëve.

Për të përballuar fluksin dhe mungesën e shtretërve, dhjetëra spitale të përgjithshme nisën të modifikojnë repartet e tyre, duke i shndërruar ato në dhoma karantine, për të trajtuar pacientët me koronavirus, në kushte të rënda. Ndërkohë u shënua rritje e furnizimit me kite. Që kur sekuenca gjenetike e koronavirusit të ri u publikua për herë të parë më 10 janar, shumë kompani u përpoqën të zhvillojnë një kit të përshtatshëm për testin e Covid-it. Njëra prej tyre është kompania “Liferiver Biotek” me qendër në Shangai.

“Na u desh më shumë se 10 ditë për të zhvilluar kitet tona”, kujton Shao Junbin, drejtues i kompanisë. Ata pretendojnë se kitet e tyre mund të gjurmojnë lehtësisht virusin e ri, duke identifikuar 3 nga gjenet e tij të ndryshme në më pak se 2 orë dhe me një nivel saktësie shumë të lartë. Por përpara se këto teste të mund të përdoreshin nga mjekët dhe spitalet në vend, kompania do të duhej të siguronte licencën zyrtare. Për të lehtësuar procesin, autoritetet kineze vendosën menjëherë aprovimin e një kanali për testimin e shpejtë. “Normalisht, ky proces do të merrte rreth 1 deri në1 vit e gjysmë kohë. Nivelet tona të prodhimit janë mjaftueshëm sa për të siguruar 200 mijë testime në ditë tek popullata”, tha Junbin.

Në mes të muajit shkurt në Wuhan, kapaciteti i testimeve për Covid-19 ishte rritur me 10 herë, në 8-10 mijë tamponë brenda 24 orëve. Teksa Wuhani ishte në izolim, përqark Kinës, 31 provinca dhe rajone kishin miratuar një nivel të lartë të emergjencës shëndetësore, në përgjigje të përkeqësimit të situatës. Në kryeqytetin Pekin, stacionet e metrove ishin të papërballueshme. Stafi kishte për detyrë të kontrollonte temperaturën e çdo pasagjeri.

Teksa kudo kishte nisur një valë dezinfektimi, një zonë izolimi ishte ngritur gjithashtu, për t’u përballur me çdo emergjencë të mundshme. Më 10 shkurt, presidenti Xi Jinping vizitoi një qendër banimi, një spital dhe një qendër mjekësore për kontrollin e parandalimin e sëmundjeve infektive në Pekin. Ai theksoi se komunitetet e banorëve janë të parët në linjën e mbrojtjes nga virusi dhe për sa kohë kjo linjë të jetë e sigurt, përhapja e virusit mund të frenohet në mënyrë efektive. Ai foli edhe mjekët në Wuhan përmes një video-telefonate. “Ne duhet ta fitojmë këtë luftë duke rezistuar, të gjithë këtë luftë dhe atë që është lufta e popullit. Duhet të kemi besim se do ta fitojmë”, tha ai.

Për të hedhur një tjetër hap në luftën kundër epidemisë koronavirusit, edhe më shumë burime nga rajone të tjera erdhën në ndihmë të Wuhanit dhe provincës Hubei. Në vetëm një muaj vetëm, një total prej 42 mijë punonjësish të mjekësisë u vunë në dispozicion të spitaleve, 35 mijë prej tyre u zhvendosën në Wuhan. 6 mijë të tjerë në qytete të tjera të provincës. 10% e specialistëve të terapisë intensive të vendit, u dërguan në Wuhan. Vetëm më 9 shkurt, 6 mijë punonjës të shëndetësisë mbërritën në Wuhan për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Mbi 4 mijë mjekë, pjesë e forcave të armatosura, erdhën po ashtu në Wuhan, në grupe të ndryshme. Edhe avioni Y-20 i Kinës nisi aksionin, për të transportuar punonjësit e shëndetësisë dhe furnizimet, në misionin e tyre të parë në një kohë emergjence, jashtë stërvitjeve rutinë ushtarake. Në fund të shkurtit, mbi 2 miliardë dollarë në furnizime me pajisje mjekësore u dhuruan nga e gjithë Kina në Hubei. Mbi 60 vende dhe 7 organizata ndërkombëtare dhuruan gjithashtu maska dhe pajisje mbrojtëse, për të asistuar Kinën në këtë përballjen me koronavirusin vdekjeprurës. “Nuk është thjesht çështje numrash, por është çështje historish prekëse. Pakistani na dhuroi stokun me maska mbrojtëse. Këto ndihma erdhën në kohën e duhur dhe na ndihmuan shumë. Gjithnjë do ta kujtojmë se miqtë gjenden në momente të vështira”, tha Ma Zhao Xu, zv.ministër i jashtëm i Kinës.

Dy javë pas izolimit total në Wuhan, më në fund kishte lajme të mira. Infeksionet e reja jashtë provincës Hubei shfaqën shenja të lehta përmirësimi.