Ballina Aktualitet Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski tashmë i ka dorëzuar mandatin kreut të LSDM-së, njëherë udhëheqësit të koal*icionit “Mundemi” Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re. “Në bazë të nenit 84, në pajtueshmëri me nenin 90 të Kushteutës dhe propozimit të koali*cionit “Mundemi”, për mandatar për formimin e qeverisë e zgjedh Zoran zaevin, kreun e LSDM-së dhe deputetin e Kuvendit”, tha Pendarovski. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev tha se Maqedonia e Veriut do të sigurojë qeveri e cila do të vazhdojë rrugën drejt Bashkim Evropian.

“Programi qeveritar do të jetë në pjesë më të madhe i dedikuar në ekonomi, në rritjen e pagave dhe pensioneve, në investime në të rinjtë, në rritje dhe zhvillim, në kujdes për më të varfrit, në mbështetje të biznesit në vend. Do të udhëheq qeveri e cila nuk di për devijim nga rruga dhe e cila pas anëtarësimit në NATO, vazhdon drejtë anëtarësimit në BE”, theksoi Zaev. Sipas Kushtetutës, kreu i LSDM-së brenda 20 ditëve duhet të sigurojë shumicë parlamentare prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë së re.

https://youtu.be/Eb3PYh17kpU

@tn.lajmelokale
@tetovanews