Ballina Koronavirusi Videomesazhi hit i Malit të Zi kundër koronaviorusit

Videomesazhi hit i Malit të Zi kundër koronaviorusit

Një videomesazh ga Mali i Zi që tregon rëndësinë e masave parandaluese në luftën kundër COVID-19 është bërë hit në rrjetet sociale.

Në video shihet një familje malazeze duke provuar të shpëtojë veten nga korona, ku babai këshillon vajzën që të ruajë distancën e saj nga djali që i pëlqen, ndërsa nëna e lavdëron atë që mban si duhet maskën dhe dezinfekton duart rregullisht.

Videoja promovuese u shfaq në YouTube dhe raportohet se është filmuar nën kujdesin e Organizatës Botërore të Shëndetit.

Videoja mori më shumë se 100,000 shikime në vetëm dy ditë, dhe shpejt filloi të përhapet në rrjetet sociale, përdoruesit e të cilëve u ndjenë të argëtuar, e përcjellë kjo në shumë komente.