Ballina Aktualitet U vihet zjarri dy makinave të EVN-së në Tetovë! (VIDEO+FOTO)

U vihet zjarri dy makinave të EVN-së në Tetovë! (VIDEO+FOTO)

Pas mesnatës, veturave të dy pikave të ndërmarrjes energjetike EVN u është vënë zjarri. Njëra veturë gjendet në lagjen Potok dhe tjetra në Bllok 70.

Nga pamjet që TV21 i pa në terren, shihet se zjarri është lokalizuar, por veturat janë dëmtuar.

Nga policët që ende po sigurojnë vendin, nuk mësohet se kush janë kryesit dhe qëllimi i zjarrvënies.

https://youtu.be/ngUMY7XLmsM

Ndërkaq shefi i Njësitit të Kundëzjarrit në Tetovë, Uka Aliti tha denoncimi për dy veturat është bërë në ora 00:30 dhe derisa ka qenë duke e lokalizuar njërin zjarr, ka shpërthyer zjarri në veturën e dytë.

Jozyrtarisht thuhet se me zjarrvënien shprehet pakënaqësi ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, por nga Sektori i Punëve të Brendshme janë të pakapshëm për të konfirmuar këto zëra. Për çdo informacion shtesë, do ju njoftojmë me kohë.

Ndërkaq për nesër janë paralajmëruar protesta në gjashtë qytete të Maqedonisë së Veriut.

https://youtu.be/0YZfRl9xE0Q

Uka Aliti: Dy veturat e EVN-së u dogjën njëra pas tjetrës pas mesnate

Për djegien e veturave të EVN-së, në vendngjarje ka folur edhe shefi i Njësitit të Kundëzjarrit në Tetovë, Uka Aliti. Ai nuk i di shkaqet dhe kryerësit e aktit, por thotë se denoncimi për zjarrin te ata është bërë në ora 00:30.

“Obligimi ynë është të shuajmë zjarrin, ndërkaq punëtorët pranë SPB Tetovë do të dalin me siguri për detaje dhe raport të sigurt se nga ka ardhur zjarri”, tha Aliti për TV21.

Ai sqaroi se derisa kanë qenë duke e lokalizuar zjarrin në njërin lokacion, ka shpërthyer zjarr edhe në tjetër veturë të EVN-së në Bllok 70.

@tn.lajmelokale
@tetovanews