Ballina Bota Turqia konfirmoi 1.226 raste të reja të koronavirusit

Turqia konfirmoi 1.226 raste të reja të koronavirusit

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.226 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 246.861 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga virusi në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se gjatë ditës së fundit janë shëruar 923 pacientë të tjerë nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 228.980.

“Të dhënat tregojnë se ka një rritje të numrit të personave që janë në grupin e rrezikut, për shkak të moshës së tyre ose gjendjes së tyre (para-ekzistuese), të cilët kanë kontraktuar virusin COVID-19”, shkroi Koca.

Numri i të vdekurve në vend deri më tani është 5.934, përfshirë 22 viktima të raportuara gjatë ditës së fundit.

Profesionistët e kujdesit shëndetësor në Turqi gjatë 24 orëve të fundit kryen një rekord prej 70.119 testeve të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë kanë kryer mbi 5.59 milionë teste.

@tn.lajmelokale
@tetovanews