Ballina Lajme Kosovë Tre vëllezër humbën jetën brenda muajit në Kosovë, deputeti: Virusi një T...

Tre vëllezër humbën jetën brenda muajit në Kosovë, deputeti: Virusi një T R A GJ E D I për shumë familje, viktimat nuk janë thjesht statistika

Tre vëllezër të një familjeje në Ferizaj, Ferat, Murat dhe Berat Ymeri, kanë ndërruar jetë brenda një muaji pasi nuk kanë mundur ta mpos*htin Covid-19.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati, i cili ka pasur edhe lidhje familjare me tre vëllezërit e ndjerë, bëri publik lajmin, duke treguar rrez*ikun e madh të kësaj pandemie.

“Tre vëllezër, kushëri të babit, të cilët virusi i mori brenda një muaji. Tre njerëz të urtë e punëtorë, ashtu siç përshkruhen nga secili që i ka njohur”, tha ai.

“Virusi tashmë është kthyer në tra*gjedi për shumë familje. Sepse viktimat nuk janë vetëm statistika, por janë persona me emër e mbiemër, familjarë e prindër të dikujt. Fjalët ngushëlluese në një tra*gjedi të tillë e humbin efektin”.

“Krejt çka mund të bëjmë është të lutemi që familjet të gjejnë for*cën për ta përballuar këtë situatë, me shpresën që do të vazhdojnë t’i kujtojnë veprat e mira të më të dashurve të tyre. Pushoni të qetë kusho”, – shkrpo Hekuran Murati.

Kujtojmë këtu se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të shtunën ka raportuar për 9 persona të vd*ekur dhe 169 raste të reja me COVID-19, duke e çuar shifrën totale në 457, shifër kjo tepër e lartë dhe dram*atike, krahasuar me popullsinë e Shqipërisë./NOA.al