Ballina Sport Super Di Maria, PSG finalistja e parë e Champions

Super Di Maria, PSG finalistja e parë e Champions

Paris Saint Germain është finalistja e parë e Champions League në sezonin që zgjati më shumë seç duhej për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Francezët fituan me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Liepzig në një gjysmëfinale ku ishte dukshëm superior ndaj gjermanëve.

Liepzig ishte i pafuqishëm t’i bënte ballë furisë dhe etjes për triumf të Mbappe apo Neymar të cilët ishin të papërmbajtshëm në këtë takim.

Goli i parë u shënua në minutën e 13 nga Marquinos, më pas dyfishoi Di Maria në të 42. Pjesa e parë u mbyll 2-0 në favor të francezëve.

Gjermanët tentuan të kërcënonin portën e PSG por e kishin të pamundur. Në të 56 vjen dhe goli i tretë i shënuar nga Bernat duke e vulosur rezultatin në 3-0.

Tashmë PSG është në pritje të fituesit mes Lyon dhe Bayern Munchen me të cilin do të përballet në finale e madhe.

@tn.lajmelokale
@tetovanews