Ballina Argëtim Kuriozitete STUDIMI: Në Europë, hendeku mes të pasurit dhe të varfrit ka ekzistuar...

STUDIMI: Në Europë, hendeku mes të pasurit dhe të varfrit ka ekzistuar që 6600 vjet më parë

Hendeku social është një fenomen që ekziston prej mijëra vjetësh. Por, La Repubblica nënvizon në një artikull të saj se diferencimi i statusit shoqëror mund të gjurmohet në një periudhë më të hershme nga sa mendohej më parë.

Të paktën në këtë përfundim kanë arritur ekspertë nga Universiteti Umea në Suedi, të cilët analizuan mbetjet e individëve që jetuan 6.600 vjet më parë.

Disa prej fosileve  janë gjetur me rruaza të shtrenjta, varëse dhe diamante, ndërsa tek disa të tjera jo.

Studimi i botuar në revistën angleze “Antikiteti”, tregon se zbulimi mund të mos tregojë domosdoshmërish një jetë më të rehatshme për ata që janë varrosur me bizhuteri, dhe se gjërat e vlefshme mund të jenë depozituar më vonë nga familjarët e tyre.

Ekipi analizoi varret e fisit Osonki në Poloni, që datojnë 6.600 vjet, për të përcaktuar nëse ekzistonin ose jo pabarazitë e të ardhurave në shoqëritë antike.

Mbetjet i përkisnin 30 personave midis moshës 18 dhe 45 vjeç dhe një fëmije.

“Pabarazitë e tilla nuk janë zbuluar kurrë më parë – komentoi Mark Pearce në Universitetin e Nottingham – dhe kjo nuk do të thotë domosdoshmërish që burrat dhe gratë e varrosur në luks gëzuan një situatë veçanërisht të favorshme, por në çdo rast kjo metodë ofron një këndvështrim interesant se si mund të demonstrohen dallimet shoqërore ” citon La Repubblica

@tn.lajmelokale
@tetovanews