Ballina Shëndeti Koronavirusi “S’ka më virus, nuk më intereson nëse jam pozitiv”/ Italianët “t ë...

“S’ka më virus, nuk më intereson nëse jam pozitiv”/ Italianët “t ë r b o h e n” në lokalet e N A T Ë S në Kroaci (Video)

“Radio Uno”, në një prej emisioneve të përditshme, TG1 realizoi një reportazh në shtetin kroat për mënyrën sesi italianët e rinj po arg*ëtohen në klubet e na*tës në Adriatik, pa respektuar masat e rekomanduara epidemiologjike.

Radio raportoi për lokalet e mbushura të na*tës, të cilët kanë klientë dy herë më shumë sesa lejohen në kohë pandemie, teksa të rinjtë flasin pa hezitim para kamerave.

“S’ka COVID, s’ka më koronavirus”, thotë një vajzë e re dhe kur u pyet nga gazetarja nëse është në dijeni të fjalëve që po shqipton, ajo përgjigjet “Po, jam shumë e vetëdijshme”.

Sipas të dhënave të fundit, Italia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 574 raste të reja të të infektuarve me koronavirus dhe disa prej tyre janë të sapo kthyer nga pushimet në Kroaci, Greqi dhe Maltë.

Por, kjo nuk po i shqetëson italianët e rinj, ku një prej tyre thotë se: “do të bëj nesër testimin dhe nëse jam pozitiv, nuk shqetësohem. Koronavirusi nuk do të na vr*asë të rinjtë nën 20 vjeç”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews