Ballina Aktualitet Shtatë viktima (një nga Tetova) dhe 89 raste të reja me Covid-19,...

Shtatë viktima (një nga Tetova) dhe 89 raste të reja me Covid-19, shërohen 215 pacientë

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 7 pacientë të vde*kur dhe 89 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1529 mostrave.

Në Shkup janë regjistruar 39 raste të reja, Kumanovë-10, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-8, Tetovë-1, Strugë-3, Manastir-1, Ohër-4, Kavadar-3, Gostivar-2, Strumicë-1, Kriva Pallankë -1, Koçani-1, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-3, Valandovë-1, Delçevë-2, Kërçovë-2.

Jetë kanë ndërruar tre pacientë nga Shkupi (72, 84 dhe 65 vjeçar), një pacient nga Prilepi (65), një nga Tetova (62), një nga Gostivari (74) dhe një pacient nga Kërçova (58). Të gjithë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 215 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 585.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 janë diagnostikuar gjithsej 14,004 persona.

Prej tyre, 10,722 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2.697.

@tn.lajmelokale
@tetovanews