Ballina Shëndeti Koronavirusi Shkon në 500 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Shkon në 500 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën tre persona si pasoje koronavirusit.

Kështu, në total numri i viktimave në vend shkon në 500.

Ministria e Shëndetësisë në raportin e sotëm bëri të ditur se janë regjistruar edhe tre viktima, prej të cilëve një nga Manastiri (73), një nga Demir Hisari (73) dhe një nga Shkupi (44).

Sipas raporteve të Ministria e Shëndetësisë, rastet e vdekjeve më shumë janë të moshës së tretë, ndërsa tek të njëjtit në shumicën e rasteve ka pasur edhe sëmundje tjera.

Viktima e parë në nga koronavirusi në Maqedoni u regjistrua më 22 mars dhe ishte një paciente nga Kumanova. Ndërsa numri më i lartë i vdekjeve nga kjo Covid-19 është regjistruar më 2 korrik, kur u regjistruan 15 viktima. /abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews