Ballina Kronika Shkaktonte zjarre në pyje dhe filmonte, kapet P I R O M...

Shkaktonte zjarre në pyje dhe filmonte, kapet P I R O M A N I nga fshati Majancë i Komunës së Haraçinës

Një i ri i moshës 17 vjeçe nga fshati Majancë (Mojanci) i Shkupit është piro*mani që mburrej në rrjetin social Tik Tok se si i vinte zjarrin pyllit. Nga MPB thonë se djaloshi në stacionin pol*icor ka pranuar fajin dhe ndaj tij tahmë është ngritur kall*ëzim p e n a l.

Kreu i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit thotë se këtë vit numri i zjarreve në krahasim me vitin e kaluar është shumë më i ulët. Një nga arsyet e këtij lajmi pozitiv është frekuenca e rritur e njerëzve në natyrë, kështu që piro*manët nuk guxojnë të vënë zjarre, thotë Xhaferovski.

Edhe nga brigada e zjarrfikëve të Shkupit e konfirmuan gjithashtu se numrat janë përmirësuar këtë vit. Kjo do të thotë se që nga janari deri në korrik ka pasur 700 zjarre, 300 më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur zjarrfikësit kryen mbi 1000 ndërhyrje./Tetova News

@tn.lajmelokale
@tetovanews