Ballina Bota Rriten tensionet në Egje! Turqia e vendosur, nis anijet e kërkimit për...

Rriten tensionet në Egje! Turqia e vendosur, nis anijet e kërkimit për gaz dhe naftë: Na lejohet t’i fundosim grekët

Kon*flikti mes Turqisë dhe Greqisë mesa duket nuk do të mbarojë për një kohë të gjatë. Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar se Turqia nuk po tërhiqet nga pretendimet e saj në Egjeun Lindor, nëdërkohë që ka planifikuar rikthimin në zonat e kërkimit për gaz dhe naftë të anijeve ushtarake.

Ditën e sotme është raportuar se marina turke ka njoftuar kryerjen e një stërvitjeje me ar*matim në zonën mes Qipros dhe ishullit grek Rodos duke sfiduar drejtpërdrejtë shtetin grek pas marrëveshjes së firmosur nga kjo e fundit me Egjiptin, sa i përket përcaktimit të kufirit detar në Mesdhe.

Por kjo marrëveshje nuk është pranuar nga Turqia, ku Ministria e Jashtme turke ka deklaruar se një gjë e tillë nuk ekziston, për shkak se nuk ka një kufi detar mes Egjiptit dhe Greqisë.

Ndërsa më parë Turqia kishte nënshkruar një marrëveshje të ngjashme me Libinë duke futur zonat e interesave të tyre ekonomike edhe detin përreth ishullit të Kretës.

Teksa kanë folur për mediat e huaja, ish-ushtarakë dhe ekspertë të sigurisë janë shprehur se Turqia është ajo që duhet të thotë fjalën e fundit për zhvillimet në rajon, nisur nga potenciali ekomik dhe ushtarak i vendit.

Ish-drejtuesi i lartë i Marinës Turke, Cem Gurdeniz ka thënë mediat turke, se nuk duhej të ishte tërhequr nga pozicionet e saj përballë marinës greke disa javë më parë pas ndërhyrjes së Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel me qëllim uljen e tensioneve midis dy shteteve të NATO-s.

“Turqia ka një pozicion të fuqishëm ushtarak dhe strategjik dhe duhet të sillemi si të tillë. Greqia nënshkroi marrëveshje me Egjiptin dhe thotë le të bisedojmë me Turqinë. Nuk duhet të biem në kurthin e tyre.”– ka deklaruar ai.

Me tone të ashpra ka folur edhe juristi Selami Kuran, ku shprehet se nuk ka një kufi detar mes Egjiptit dhe Greqisë sipas të drejtës ndërkombëtare.

“Nëse Greqia dërgon anije në atë zonë, atëherë është e drejta e Turqisë që t’i eliminojë ato.”– ka thënë ai.