Ballina Aktualitet Lajme Rrebesh shiu dhe breshër në Shkup, përmbyten shumë rrugë (VIDEO+FOTO)

Rrebesh shiu dhe breshër në Shkup, përmbyten shumë rrugë (VIDEO+FOTO)

Shira të rrëmbyeshëm të shoqëruar edhe nga breshri kanë rënë sot pasdite në Shkup. Për shkak të sasisë së madhe të të reshurave uji është mbledhur nëpër rrugë duke krijuar edhe lumenj prej uji të turbullt dhe të baltës. Gjendja ka qenë më e rëndë nëpër lagjet e Komunës së Çairit në të cilat mungon sistemi i mirëfilltë i kanalizimeve atmosferike, duke bërë që uji të futet nëpër oborre dhe në disa bodrume të banorëve.

https://youtu.be/9SyUKRzhvpQ

Nëpër rrugë janë parë edhe raste kur kanalizimet kanë qenë të stërmushur duke nxjerrë ujin jashtë nga kapakët e rrjetit.

https://youtu.be/c1cPMGkj6ZM

Ndërkohë, Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike ka njoftuar se nën ndikimin e aktiviteteve ciklonike, moti nga nesër pritet të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, i paqëndrueshëm dhe me shi. Pritet të ketë edhe ulje të temperaturave deri në 28 gradë celsius.

@tn.lajmelokale
@tetovanews