Ballina Argëtim Showbiz Rita Ora mesazh për Kosovën: Vendoseni maskën, mbroni veten e të dashurit...

Rita Ora mesazh për Kosovën: Vendoseni maskën, mbroni veten e të dashurit nga Covid-19 (VIDEO)

Lidhur me situatën e Covid-19 në Kosovë, Rita Ora ka dhënë një mesazh sensibilizues për bashkëkombasit e saj.

Përmes UNICEF Kosova, artistja shqiptare me famë botërore apelon qytetarët të mbajnë maskën dhe të mos neglizhojnë masat me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

“Jam shumë e shqetësuar që shumë njerëz në Kosovë janë infektuar me COVID-19. Ju lutem mbroni veten dhe të dashurit tuaj, vendosni maskën, ruani distancat dhe kujdesuni për higjienën personale.

Unë e vendos maskën time sa herë dal jashtë, në mënyrë që të vij sërish në Kosovë dhe të festoj me ju përfundimin e këtij virusi. Ndriçoni me dritën tuaj! Vendosni maskën. Të dua!”, thotë Rita.

@tn.lajmelokale
@tetovanews