Ballina Sport Rinovimi i Sergio Ramos: Përjashtim për kapitenin, dorëzohet presidenti Perez

Rinovimi i Sergio Ramos: Përjashtim për kapitenin, dorëzohet presidenti Perez

Real Madrid u eliminua nga Manchester City në Champions League dhe po mendon për sezonin e ardhshëm. Lojtarët kanë nisur pushimet, ndërsa drejtuesit po merren me merkaton dhe rinovimet.

Objektivi i parë është arritja e një akordi me Sergio Ramos. Qendërmbrojtësit i përfundon kontrata në verën e vitit të ardhshëm dhe bisedimet për zgjatjen e bashkëpunimit janë në rrugën e duhur.

“Los Blancos” kanë një rregull strikt dhe lojtarëve me moshë mbi 30 vjeç i ofrojnë rinovime me vetëm një vit dhe aspak më shumë.

Për kapitenin mund të bëhet një përjashtim dhe AS raporton se presidenti Perez do t’i ofrojë 34-vjeçarit një kontratë deri në vitin 2023. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews