Ballina Aktualitet Republika e Maqedonisë së Veriut me Qeveri të re

Republika e Maqedonisë së Veriut me Qeveri të re

Me 62 vota pro dhe 51 kundër, deputetët e Kuvendit të republikës së Maqedonisë votuan qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pro votuan deputetët e shumicës parlamentare, ndërkohë ashtu edhe siç paralajmëruan gjatë debatit deputetë e opozitës votuan kundër. Ndërkohë deputeti Arben Ziberi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Për këtë arsye ai është izoluar në një hapësirë të posaçme të Kuvendit nga ku ka votuar për Qeverinë e re.

Paraprakisht Zoran Zaev në fjalimin e tij theksoi se ai dhe kabineti i tij qeveritarë do të punojnë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Ndërkohë që kërkoi bashkëpunim edhe nga opozita për siç u shpreh ai çështjet strategjike në shtet.

Kryeministër – Zoran Zaev
Zëvendëskryeministër i parë – Artan Grubi
Zëvendëskryeministër për çështje evropiane – Nikolla Dimitrov
Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi

Zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit – Ljupço Nikollovski

Qeveria e re do zë ketë edhe 15 anëtarë të tjerë si:
Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovki
Ministër i Mbrotjes – Radmilla Shekerinska
Ministër i Financave – Fatmir Besimi

Ministër i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi
Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Bllagoj Boçvarski
Ministër i Punëve të Jashtme – Bujar Osmani
Ministër i Drejtësisë – Bojan Mariçiq

Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini
Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Mila Carovska
Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Jagoda Shahparska

Ministër i Bujqësisë – Arijanit Hoxha
Ministër i Kulturës – Irena Stefoska
Ministër i Vetëqeverisjes Lokale – Goran Milevski
Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Jeton Shaqiri

@tn.lajmelokale
@tetovanews