Ballina Bota Presioni popullor “zbut” Lukashenkon

Presioni popullor “zbut” Lukashenkon

Presioni po bën që të zbrapset gradualisht edhe i konsideruari diktator i fundit i Europës, Aleksandër Lukashenko.

I gjendur mes manifestimeve masive ku kërkohet dorëheqja e tij, lideri i padiskutueshëm i 26 viteve të fundit i Bjellorusisë, për të parën herë ka pranuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja që deri në fundjavë ishin një opsion i padiskutueshëm.

Duke folur para puntorëve të një fabrike traktorësh, eksportet e të cilës i sjellin të ardhura të konsiderueshme ekonomisë vendase, Lukashenko la të hapur mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, parlamentare e lokale vetëm pas një referendumi popullor për ndryshimin e Kushtetutës që do të reduktojë kompetencat e Presidentit.

Por në këto kushte, udhëheqësi 66-vjeçar e bëri të qartë se nuk jep dorëheqjen për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja presidenciale “sikur ta vr*asin”, siç u shpreh ai. Vizita e tij në fabrikë u shoqërua me thirrjet e puntorëve për dorëheqje.

Një ditë më parë me protestat masive popullore kundër Lukashenkos u bashkuan edhe punonjësit televizionit shtetëror që ndërprenë punën. Ndërsa kandidatja e opozitës në arrati Svetllana Tikanovskaja propozoi krijimin e një këshilli kombëtar të opozitës, që do të shërbejë si një qeveri kalimtare për ta çuar vendin në zgjedhje të reja presidenciale.

https://youtu.be/P6bi4VhF3W8

@tn.lajmelokale
@tetovanews