Ballina Top Lajm Prej sot test i detyrueshëm PCR për hyrje në Serbi

Prej sot test i detyrueshëm PCR për hyrje në Serbi

Prej sot të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë për hyrje në Serbi duhet të kenë test negativ PCR i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Ai vendim do të vlejë prej sot, 15 gusht dhe nuk do të vlejë për shtetasit serbë të cilët vijnë nga territori i atyre vendeve, deklaroi epidemiologia Daria Kisiç Tepavçeviq pas mbledhjes së Shtabit të Krizës.

Ajo shtoi se periudha e caktuar prej 48 orë fillon të rrjedhë që nga momenti i dhënies së certifikatave nga ana e laboratorëve.

Kisiq Tepavçeviq theksoi se vendimi i tillë është sjellë në bazë të vlerësimit të gjendjes epidemiologjike, si dhe në bazë të trendit të sëmundjes nga virusi korona.

Ajo deklaroi se është sjellë vendim që prej sot të mos vlejnë restrikcionet për qytetarët e Malit të Zi sa i përket hyrjes në Serbi.

Dje Mali i Zi paralajmëroi heqjen e ndalesës për hyrje në atë vend për shtetasit serbë, ndërsa drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, Boban Mugoça, deklaroi se kusht për hyrje në Mal të Zi, sipas gjitha gjasave do të jetë testi negativ për virus korona.

@tn.lajmelokale
@tetovanews