Ballina Bota “Përgatitje U SH T A R A K E me Z J...

“Përgatitje U SH T A R A K E me Z J A RR”, zbulohet plani S E K R E T i Turqisë për ishujt grekë që ka përballë: Nuk do të lejojmë që deti Egje të bëhet grek

Turqia nuk do t’i tërheqë anijet e saj nga Egjeu Lindor, duke shtyrë me një vendim të papritur kohëzgjatjen e tyre për të kryer kërkime në zonën e kontestuar me Greqinë.

Së fundmi, mediat turke konfirmojnë se marina ka publikuar një NAVTEX të ri, sipas të cilit njoftohen të gjitha anijet që lundrojnë në Egjeun Lindor, që të kenë kujdes, pasi në datat 1 dhe 2 shtator aty do të kryhen stërvitje ushtarake me zjarr të vërtetë.

Siç raporton “Yeni Safak“, Turqia pritet që të implementojë të njejtën sjellje si me Kastelorizo ndaj ishujve të tjerë kufitarë grekë përballë tokës turke, duke mos njohur shelfin e tyre kontinental.

Në këtë mënyrë, Turqia synon që të ketë dalje më të gjërë në detin Egje.

“Ne nuk mund të lejojmë që deti Egje të bëhet një det grek. Kjo është një çështje mbijetese për Turqinë dhe ne do të sillemi në këtë mënyrë“, citohet nga “Yeni Safak” profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Selami Kuran, përcjell abcnews.

Ndërkohë, “Protothema” shkruan se nesër do të ketë një telefonatë mes kancelares Merkel dhe presidentit Trump në lidhje me rrezikun e një lufte reale mes Greqisë dhe Turqisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews