Ballina Bota Pandemia Covid-19 në Europë, Spanja me nivelin më të lartë të rasteve...

Pandemia Covid-19 në Europë, Spanja me nivelin më të lartë të rasteve në 14 ditët e fundit

Spanja është shndërruar në vendin europian me më shumë raste me Covid-19 për popullatë në 14 ditët e fundit. Deklarata vjen nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve.

Spanja tejkaloi Luksemburgun duke shënuar një nivel prej 132 rastesh me koronavirusi për 100 mijë banorë. Duke marrë shkas nga shtimi i të infektuarve dhe vatrave të përhapjes, qeveria e Madridit është vënë në lëvizje për të shmangur një valë të dytë infeksioni.

Rritje të rasteve ditore ka pasur edhe në shtete të tjera si Maltë, Rumani dhe Belgjikë. Ndërsa, Greqia, që po mundohet të shpëtojë sezonin turistik, thekson se ky sektor nuk është përgjegjës për rritjen e nivelit të përhapjes së koronavirusit të ri.

“Greqia nuk është më keq se vendet e tjera. Rihapëm turizmin pa shtuar ndonjë peshë të madhe për sistemin shëndetësor”, thekson zëvendës ministri I Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

Italia gjendet në një fazë të qetë pas kufizimit të jetës së natës, por rastet ditore vijojnë trendin në rritje. Autoritetet po ndjekin me përpikmëri procesin e kontrollimit dhe testimit të personave që mbërrijnë nga Kroacia, Greqia, Spanja dhe Malta.

Ndërkohë, Franca po kërkon të parandalojë një valë të dytë të pandemisë dhe për këtë kaloi sërish Parisin dhe Marsejën në listën e qyteteve të konsideruara si zona të kuqe nga niveli i lartë i përhapjes.

Vetëm në kryeqytet rastet janë 6-fishuar në dy javët e fundit. Si masë për të frenuar përhapjen, autoritetet franceze zgjeruan urdhërimin për mbajtjen e maskës në ambiente të përbashkëta dhe publike.

@tn.lajmelokale
@tetovanews